17-vjeçarin korçar e godasin me thikë, mbërrin me urgjencë në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 22:16

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar i dëmtuar me thikë. I mituri dyshohet se është dëmtuar gjatë një konflikti fizik dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as autori që ka goditur me thikë 17-vjeçarin korçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit