Qytetarët ultimatum Ramës: Ke 72 orë kohë për të shkarkuar Çuçin dhe Kumbaron

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 20:44

Protesta e qytetarëve për vdekjen e Jonada Avdiut në plazhin e Potamit nga polici Arjan Tase është zhvendosur te Presidendca. Pasi qytetarët bënë thirrje ndaj presidentit Bajram Begaj se nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje tragjike i kanë bërë ultimatum kryeministrit Edi Rama.

Në ultimatumin e tyre, qytetarët kërkojnë që brenda 72 orëve, Rama të shkarkojë menjëherë nga detyra dy ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro pasi ishin paralajmëruar edhe më parë për rrezikshmërinë e mjeteve lundruese në bregdetin shqiptar.

Deri më tani qytetarët kanë kërkuar që ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit të jepnin vetë dorëheqjen, por duke ditur se kjo gjë nuk po ndodh ata i kanë bërë ultimatum Ramës. Nëse nuk respektohet ultimatumi i tyre ata kanë paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit