Zhvendoset te Kryeministria protesta e qytetarëve, ndizen qirinj në kujtim të Jonadës së vrarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 20:17

Protesta e qytetarëve për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdiu nga polici Arjan Tase është zhvendosur te Kryeministria para pak çastesh. Qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë dhe po ndezin qirinj në shenjë homazhi për vrasjen e 7-vjeçares.

Qytetarët kërkojnë drejtësi për Jonadën dhe vrasjen tragjike të saj pasi frika ka kapluar jo vetëm prindërit por edhe fëmijët e tyre të cilët nuk ndihen të sigurtë as në pushime.

Kujtojmë se qytetarët kërkojnë gjithashtu edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, drejtorit të policisë Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit