Tensione në protestën për vrasjen e 7-vjeçares, policia përplaset me qytetarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 19:40

Kanë nisur tensionet e para në protestën e qytetarëve të mbledhur para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdiu. Sapo qytetarët kanë tentuar t’i afrohen ambienteve të Ministrisë, janë përplasur me policinë.

Ndërkohë që mes protestuesve ka edhe fëmijë të cilët janë trembur dhe kanë nisur të qajnë sapo kanë vazhduar tensionet me policinë.

Qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Jonadës, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, drejtorit të policisë Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit