Aubameyang i jep lamtumirën Barcelonës, gati rikthimi në Premier League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.08.2022, 19:34

Pierre-Emerick Aubameyang është pranë rikthimit në Premier League, por kësaj here me një klub tjetër londinez.

Pas vetëm gjashtë muajve të kaluara me Barcelonën, sulmuesi do i japë lamtumirën katalanasve.

Me ardhjen e Robert Levandovskit, futbollisti nga Gaboni nuk e ka të sigurt vendin e titullarit në skuadrën katalanase.

Oferta e parë që ka ardhur për 33-vjeçarin është nga Çelsi. “Blutë” e Londrës po mendojnë të rikthejnë në Premier Ligë ish-lojtarin e Dordmundit dhe Arsenalit.

Negociatat mes palëve kanë filluar dhe duket se në Londër janë shumë optimist për këtë lëvizje.

Aubameyang u përshtat mjaft mirë te Barcelona dhe po shkëlqente me gola sezonin që shkoi, por ardhja e Levandovskit do e kthente në lojtar stoli, ndaj largimi mbeter zgjidhja e vetme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit