Qytetari gjen babain biologjik të Megan Halilit: Jeton në Angli, i martuar me dy fëmijë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 19:19

Ditën e djeshme një rast i pazakontë mbërriti në redaksinë e JOQ Albania. Një vajzë e quajrur Megan Halili kërkonte ndihmën e ndjekësve të JOQ Albania për të gjetur babain e saj biologjik Arianit Halilin.

E dëshpëruar për ta gjetur, ajo shkruante se kishte vetëm disa foto me të në moshën 2-vjeçare dhe më pas nuk e kishte parë me kurrë. 21-vjeçarja kishte humbur çdo kontakt me të dhe donte ta kpntaktonte për të ditur se ku ndodhet dhe çfarë bëhet me jetën e tij.

Një qytetar ka njohur babain e vajzës i cili është me origjinë nga Shkodra. Ai ka rrëfyer për JOQ se Halili është i martuar, jeton në Angli dhe ka dy fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit