Në bursë çmimi i naftës 93.6 $ për fuçi, bordi i Ramës vazhdon me zhvatjen e shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 18:29

Të martën, më 2 gusht bordi që Edi Rama ka krijuar njoftoi çmimet e reja të karburanteve në vend të cilat mund të ndryshojnë sërish kur të dojë bordi. Me vendim të tyre, dhe duket se pa u konsultuar fare me bursën, bordi ka vendosur që çmimi i naftës për shqiptarët të jetë 221 lekë/litri, i benzinës 207 lekë/litri dhe i gazit 81 lekë/litri.

Në fillesat e krijimit të tij, bordi shprehej se do të pasqyronte gjithmonë çmimet e bursës edhe në vendin tonë. Por duket se këto janë fjalë boshe pasi çmimi i naftës që shqiptarët duhet të paguajnë nuk përputhet aspak me atë të bursës.

Në bursë një fuçi nafte sot shitet 93.6 dollarë dhe kjo ulje është prej disa ditësh. Vlen të thuhet se në janar kur çmimi i naftës në bursë ishte vetëm 91 dollarë për fuçi, në Shqipëri nafta shitej 184 lekë/litri. Po tani që në bursë nafta ka shkuar 93 dollarë, pse bordi nuk reagon për të bërë ndonjë ulje.

Apo si gjithmonë bordi ynë mbyll sytë para një fakti të tillë dhe vazhdon talljen me shqiptarët dhe xhepat e tyre ashtu siç ka bërë deri më tani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit