Wanda Nara dhe Mauro Icardi drejt ndarjes: Nuk duroj dot më, dua divorcin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.08.2022, 16:53

Maxi Lopez dhe Wanda Nara Shin një çift perfekt, deri në momentin që në jetën e tyre u shfaq Mauro Icardi, shoku i ngushtë i Maxit. Wanda la Maxin dhe u hodh menjëherë në krahët e Icardit, duke marrë me vete edhe fëmijët. Që nga ajo ditë, marrëdhënia mes Wandës dhe Maxit nuk ka qenë dhe aq e mirë.

Ndërkohë këtë herë nuk janë as thashetheme, as spekulime, as supozime, është fakt. Wanda Nara ndahet nga Icardi dhe kërkon divorcin.

Orët e fundit në internet po bën xhiro një audio regjistrim në të cilin dëgjohet Nara teksa i thotë punonjëses së saj se është duke përgatitur letrat e divorcit.

“Carmen erdha në Argjentinë sepse po divorcohem nga Mauro”, dëgjohet ëanda duke thënë në një audio që i dërgoi Carmen, duke punuar në shtëpinë e saj në Itali.

Në audion e zbuluar, Carmen dhe Wanda flasin për divorcin e tyre të ardhshëm: “Do të qëndroj edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem. Unë do të bëj kërkesë për divorc sepse nuk mund të duroj dot më”.

Në këtë mënyrë u vërtetuan thashethemet që qarkullonin prej ditësh. Në të vërtetë, çifti është ndarë dhe kanë vendosur të hedhin hapin e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit