Sot në orën 19:00 protesta për Jonadën e vogël: Nuk e vrau skafi, por shteti!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.08.2022, 16:36

Ditën e sotme, qytetarët kanë thirrur një protestë, pas vrasjes së Jonadës së vogël në Potam të Himarës. 7-vjeçarja u vra nga helikat e një skafi, që drejtohej nga një efektiv policie, i cili e futi skafin e tij në zonën ku notonin qytetarët.

Protesta e sotme, pritet të mbahet në orën 19:00, pranë Ministrisë së Brendshme dhe kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe të Turizmit.

Protesta fillimisht u thirr nga një bloggere në rrjetet sociale dhe më pas u shpërnda dhe nga shumë qytetarë.

Në protestë pritet të marrin pjesë edhe politikanë të opozitës, por ata kanë njoftuar se do jenë vetëm si qytetarë dhe jo partiakë, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

E rëndësishmja është që protesta të shpërbejë si një formë ndërgjegjësimi për ata që përdorin mjetet lundruese, të jetë mbështetëse për familjarët e Jonadës dhe t’i tregojë pushtetit se ligji nuk po zbatohet, prandaj shkelësit e tij duhet të largohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit