Tuchel merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 04.08.2022, 15:44

E ardhmja e Armando Brojës vijon të mbetet enigmë. Shumë ekipe duan ta blejnë ose ta huazojnë, ndërsa Chelsea ende nuk e ka vendosur çdo bëjë me shqiptarin.

Fjalën e fundit do ta thotë trajneri Tomas Tuchel dhe duket se gjermani e ka marrë vendimin e tij. Ai dëshiron që ta mbajë në ekip sulmuesin dhe t’i japë një shans në Premier Ligë.

Gazetari pranë klubit blu, Simon Filips, shkruan se gjermani ka pasur një takim me Brojën pas ndeshjes me Udinezen, ku ndër të tjera i ka thënë se kërkon që ai të qëndrojë.

Simon shkruan:

Tomas Tuhel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinezen dhe Tuhel i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit