Shqiptari u gjet i copëtuar në Itali, djali: Nuk e di kush donte ta lëndonte

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.08.2022, 15:11

Shefki Kurti është 72-vjeçari me origjinë shqiptare dhe banues në Badia Polesine, i cili u gjet i vrarë dhe i copëtuar para pak ditësh në Polesano.

Ekspertët e Ris po kërkojnë gjurmë gjaku kudo, madje edhe në apartamentin që i moshuari kishte blerë me mundim.

Hetuesit po gjurmojnë jetën e 72-vjeçarit shqiptar dhe të familjes së tij për të gjetur ndonjë pistë që mund të çojë në zbulimin e vrasësit.

Shefkiu njihej si një person i qetë dhe i dashur. Familja Kurti kishte lundruar nga porti i Durrësit, qyteti i tyre i origjinës gjatë një prej valëve të para të eksodit të madh nga Shqipëria, në vitin 1991. Familja ka dy fëmijë, Alketa e cila u shpërngul në Zvicër dhe Arbeni, që punon Dj dhe jeton shumë afër prindërve, në Masi.

Ai është pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Apartamenti i prindërve ndodhet në katin e parë, mbi një magazinë, ku orët e fundit fqinjët kanë parë ekspertë të mjekësisë ligjore dhe hetues duke hyrë dhe duke dalë nga shtëpia në kërkim të gjurmëve.

Kamerat, të vendosura nga familja për të monitoruar hyrjen e shtëpisë, nuk ndihmuan. E megjithatë celulari i burrit, për momentin, nuk ka dhënë informacione të dobishme: siç shpjegoi familja, 71-vjeçari e la në shtëpi para se të dilte më 24 korrik, pas një debati me bashkëshorten, raporton abcnews.al.

“Ishte thjeshtë një diskutim, asgjë tjetër”, tha djali i tij Beni mëngjesin e djeshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit