Arjan Tases do i ndryshojë akuza: Vrasje me dashje dhe jo nga pakujdesia!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.08.2022, 14:53

Duket se akuza për Arjan Tasen do të ndryshojë. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që efektivi i policisë të akuzohet për vrasje me dashje dhe jo vrasje nga pakujdesia.

Akuza e vrasjes nga pakujdesia erdhi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Kujtojmë se Arjan Tase vrau me skafin e tij Jonadën e vogël, teksa ishte duke notuar në bregun e plazhit të Potamit.

Efektivi i policisë e futi skafin deri në breg dhe teksa ishte në largim helika kapi 7-vjeçaren. Nëse Arjan Tase do të gjykohet vetëm për vrasje nga pakujdesia, maksimumi i dënimit për të është 5 vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit