Tiranë/ 28-vjeçari përplas me biçikletë një grua dhe ‘fiksohet’ pas saj, e ofendon dhe në rrjetet sociale

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.08.2022, 14:10

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar së fundmi në Tiranë. Një 28-vjeçar ka përplasur para disa ditësh me biçikletë, një qytetare, por më pas është “fiksuar” me të. Qytetarja e përplasur nga biçikleta ka treguar se 28-vjeçari, pas askdientit, i ka shkruar në rrjetet sociale me profile false.

Sipas saj ai e ka ngacmuar, kanosur dhe ofenduar për arsye ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Threat", nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.

Kanosi dhe përndoqi në rrjetet sociale një shtetase, të cilën e kishte goditur me biçikletë, vihet në pranga 28-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja L. S., se një shtetas e kishte goditur me biçikletë dhe më pas e kishte kanosur dhe ofenduar në rrjete sociale, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Threat" u ndalua shtetasi:

– R. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas, më datë 28.07.2022, ka goditur me biçikletë shtetasen L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit