Gjykata Speciale merr vendim për Jakup Krasniqin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 10:37

Gjykata e Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së sh-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kësisoj, Krasniqi do të të mbetet në paraburgim.

Kështu është bërë e ditur në një dokument të publikuar nga Specialja.

Paneli i Apelit nuk ka evidentuar se në shkallën e parë ka pasur ndonjë ankesë.

Në vendimin për mbajtjen në paraburgim, thuhet se Krasniqi ka rrezik të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë dhe në procedurë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit