Prokurori i drogës riktheu në detyrë Arjan Tasen, i vetmi ndër 40 emra në dosje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 10:31

Arjan Tase u rikthye në radhët e Policisë së Shtetit vetëm një muaj pasi kishte lejuar mbjelljen e hashashit në një parcelë në Vranisht të Himarës.

Parcela me 6690 rrënjë kanabis u pikas gjatë një monitorimi me avion të Guardia di Finanzia më 3 Tetor, gjatë kohës që Tase ishte shef komisariati në Himarë.

Më 13 dhjetor u kryen nga Policia e Vlorës disa arrestime në lidhje me këtë operacion dhe për Tasen u caktua “pezullim i ushtrimit të detyrës ose shërbimit publik” për shpërdorim detyre. Kjo për shkak se u akuzua se kishte lejuar me dijeninë e tij dhe nuk kishte marrë masa që ata të mos mbillnin kanabis.

23 ditë më vonë, Gjykata e Apelit Vlorë ndryshon masën e sigurisë dhe u pushua pezullimi i tij për t’u rikthyer sërish në detyrë.

Prokuroria dërgoi dosjen e çështjes me emrat e 40 personave për gjykim dhe mungonte vetëm emri i Arjan Tases. Vetëm për të prokuroria e Vlorës kishte kërkuar pushimin e çështje.

Dosja e Tases u hetua nga ish-prokurori Maksim Sota, ironik është fakti se Sota u arrestua në operacionin “shpirti”, pasi sipas SPAK kishte ndihmuar trafikantët e kanabisit në qytetin e Vlorës.

Policia e Shtetit drejtohej nga Ardi Veliu në atë kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit