Do takonte vajzën e Snapchat-it, por i dalin dy burra dhe e rrahin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 10:10

Një i ri në Pejë deshi ta njohë më shumë një vajzë me të cilën po fliste tash e një kohë në ‘Snapchat’, por takimi i shumëpritur i doli atij ‘dardhë me bisht’.

Ora 14:45 e ditës së djeshme do e gjente 30-vjeçarin nga Peja duke e pritur në takim vajzën që e njohu përmes rrjeteve sociale. E teksa po priste në parkingun e një supermarketi atij i erdhi para këmbëve një veturë, nga e cila dolën dy persona të cilët ai nuk i njihte.

Siç raporton "Sinjali", shoferi bashkë me pasagjerin dyshohet se me të zbritur nga vetura kanë filluar ta sulmojnë fizikisht pejanin, duke e goditur atë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga sherri që e zuri në pikë të ditës, 30-vjeçari është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë ngjarjen që i ndodhi papritur. Ai ka arritur që të identifikojë njërin nga të dyshuarit, pasi kishte dëgjuar teksa iu përmend emri nga shoku i tij gjatë kohës që po e rrihnin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit