Gati për rrëzimin e qeverisë/ “Mali i Zi s’ekziston më! Abazoviç na shiti te Serbia”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 09:27

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KPS) Porfirije nënshkroi sot në Podgoricë Marrëveshjen Themelore me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq. Është interesante se kontrata është nënshkruar në fshehtësi.

Gjegjësisht, mediat ditë më parë kanë paralajmëruar se kontrata mund të nënshkruhet sot, por Abazoviç e ka mohuar fuqishëm këtë dhe ka deklaruar se kontrata mund të nënshkruhet në gjysmën e parë të gushtit.

Nga ana tjetër, KPS bëri të ditur se Patriarku Porfirije do të jetë në Herceg Novi më 14 dhe 15 gusht, gjë që shumë persona e kanë lidhur me nënshkrimin e kontratës.

Mirëpo, për habinë e shumë njerëzve, patriarku ka mbërritur sot në Podgoricë dhe tashmë kontrata është nënshkruar. Menjëherë pasuan reagime të mprehta dhe Abazoviç u akuzua menjëherë për një politikë jotransparente dhe se i trajtonte qytetarët në mënyrë të pabesë.

Besohet se me këtë kontratë Abazoviç ia dorëzoi Malin e Zi Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe dhe se ai po punon në favor të planeve hegjemoniste të Serbisë së Madhe, pra "botës serbe" të sapopërbërë. Për shkak të gjithë kësaj, Abazoviq po ballafaqohet me probleme edhe në qeverinë që ai drejton, ndërsa DPS-ja që e ka përkrahur në Kuvend, tani e ka shpallur shkarkimin dhe anulimin e kontratës.

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze (KPK) Mihailo në një intervistë për Raport tha se kontrata e nënshkruar është në dëm të Malit të Zi, por edhe të vendeve të tjera të rrethinës, në radhë të parë të BH-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit