E dhimbshme: Ky është 5 vjeçari që humbi jetën dje pasi u godit nga vetura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2022, 09:16

Dje Mitrovicën e tronditi lajmi për vdekjen e një fëmije 5 vjeçar në rrugën “Shaban Polluzha”.

Raportohet se 5 vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë dhe u godit aksidentalisht me veturë nga djali i axhës së tij. Fatkeqësisht i mituri gjeti vdekjen.

Siç raporton media lokake “Mitropol”, fëmiu që humbi jetën ishte Eris Voca, vetëm 5 vjeçar.

Eris Voca siç bëjnë të ditur familjarët, ishte i biri i Besim Vocës, me profesion elektricist.

Shoferi që po voziste veturën dhe e goditi aksidentalisht 5 vjeçarin është D.V, 21 vjeçar, djali i axhës së viktimës.

Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.

Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit