“HESHTNI dhe lejoni ENGJËLLIN te shkojë të zbukurojë PARAJSËN e qetë!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.08.2022, 08:55

Ditën e djeshme reagoi edhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro për makabritetin e ndodhur në Potam. Ajo nuk mori asnjë përgjegjësi mbi detyrën që mban teksa të gjithë peshën ia hodhi Arjan Tases.

Nga ana tjetër, Rama tha se ky është sezoni më i rregullt tutistik me pafytyrësinë më të madhe…

Ky shtet miq, të vret e të përbuz…

Mos përmendim pastaj mbetjet e qeverisë, ato në gazetari që një ngjarje të tillë e konsideruan normale. Thanë që makabtitete të tilla ndodhin në Europë e SHBA.

HESHTNI dhe lejoni ENGJËLLIN te shkojë të zbukurojë PARAJSËN e qetë

“Gjëja me e ndershme sot për makabritetin e copëtimit të një 7 vjeçare lindur në Angli dhe ardhur në Himare me prindërit për turizmin e vdekjes, është të HESHTNI.

1.Të HESHTNI JU kryeministri Rama dhe në heshtje të shkrini qeverinë tuaj bashke me ju dhe të largoheni për këtë klimë dhe kulture cubash, banditësh, skifterësh grabitqarë që drejtoni vendin si familje mafioze. 2. Të HESHTNI ju “opozite” dhe parlamentarē që me ata çka keni votuar dhe votoni, lufta juaj politike është një luftë për kontroll zonash me krimin elektoral si banda të fortësh familje kriminale trafiqesh të drogës, të prostitucionit, të grabitjes se pronave publike dhe private, të grabitjes se financave publike me dhunë, krim, duke perdorur fuqinë politike si mbrojtje. 3. Të HESHTNI ju gazetarë/e që këto 30 vjet jeni ushqyer me paranë kriminale të bandave politike dhe sot me patetizmin tuaj, të neveritëshēm, perdorni vdekjen e një ENGJËLLI nga elikat një skafi të një kriminel, cubi, këllire shtetërore që ka shërbyer si shef i policisë se Himarës vendit ku u krye krimi. Pathetizmi juaj I dhimbjes ne funksion të fitimit duke i shërbyer bandave politike në funksion të vanitozitetit tuaj është nje jargë e pështirë në fytyrat tuaja të shpirtit tuaj mizor si shërbëtorë të mizorisë që i keni shërbyer dhe i shërbeni.

Nga Ilir Demalia

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit