SHBA ‘ngre alarmin’: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë jashtë kontrollit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.08.2022, 06:44

Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara ka thënë se centrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është “plotësisht jashtë kontrollit”.

“Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur”, tha Rafael Grossi për agjencinë e lajmeve Associated Press.

I mbajtur nën kontroll që nga fillimi i marsit, Zaporizhzhia është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Grossi tha të hënën se ekipi i tij ka qenë gati për të vizituar fabrikën gjatë dy muajvë të fundit, por që deri më tani nuk kanë qenë në gjendje ta kryejnë misionin, tha ai.

Ndërkohë, një zyrtar i instaluar nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhia i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se forcat ukrainase po përdorin armë të furnizuara nga perëndimi për të sulmuar fabrikën.

Yevgeny Balitsky tha se zyrtarët ishin të gatshëm t’i tregonin IAEA-s se si rusët po ruanin objektin bërthamor ndërsa ukrainasit dyshohet se po e sulmonin atë, raportoi agjencia.

Rusia pushtoi termocentralin në ditët e para të agresionit rus në Ukrianë, ku bombardimi i ndërtesave pranë centralit shkaktoi një protestë ndërkombëtare.

Termocentrali në Ukrainën jugore është ende në funksion, me stafin ukrainas i cili gjendet nën kontrollin rus.

Grossi në prononcimin e tij tha se në termocentral kishte shumë materiale bërthamore që duhet të inspektohen nga IAEA.

“Populli i Zaporizhzhias dhe njerëzit larg Zaporizhzhia po mbështeten te të gjithë ne për të parandaluar që lufta të shkaktojë një tragjedi bërthamore,” tha ai në një konferencë në Nju Jork këtë javë.

Në qershor, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës akuzoi Grossin për mashtrim në lidhje me vizitën e planifikuar të inspektimit, duke thënë se Ukraina nuk e kishte ftuar organizatën e tij dhe çdo vizitë do të legjitimonte praninë e Rusisë atje.

Në intervistën e tij të martën, Grossi tha se ai dhe ekipi i tij kishin nevojë për mbrojtje për të arritur në Zaporizhzhia – që nënkuptonte bashkëpunimin e Rusisë dhe Ukrainës.

“Unë po ju lutem të dyja palëve që të lejojnë që ky mision të vazhdojë,” tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit