22-vjeçarja fryn tri herë në vit buzët: Më japin vetëbesim, paguan “sugar daddy”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 01:54

Një vajzë që ka shpenzuar më shumë se 1000 £ për të fryrë buzët thotë se kurrë nuk është ndjerë më e sigurt, duke shtuar se “sugar daddy” i saj ia paguan të gjitha faturat.

Chanel Challacombe, 22, nga Kent, filloi të kishte mbushës buzësh që kur ishte 20 vjeçe. Tani studentja e psikologjisë i mbush buzët rreth tre herë në vit, me deri në 2 ml çdo herë. 22-vjeçarja thotë se paguan deri në 299 £ në një seancë për të mbushur buzët.

Megjithatë, ajo nuk shqetësohet shumë për çmimin, pasi “sugar daddy” që ajo ka kujdeset për të. Ajo thotë se në shkollë të gjithë e shanin, por fryrja e buzëve i ka rikthyer asaj vetëbesimin tani.

Pavarësisht se ka marrë shumë komente negative për buzët e saj të mëdha në rrjetet sociale, ajo thotë se komentuesit nuk e shqetësojnë më. Ajo thotë se kritikat dhe abuzimin i përdor si motivim për të pasur më shumë mbushës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit