U largua nga shtëpia pas sherrit me gruan! Mister vdekja e shqiptarit në Itali, dyshime mbi familjarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2022, 00:38

Shefki Kurti është 72-vjeçari me origjinë shqiptare dhe banues në Badia Polesine, i cili u gjet i vrarë dhe i copëtuar para pak ditësh në Polesano. Mediat italiane bëjnë me dije se kur karabinierët e Rovigos identifikuan trupin e të moshuarit, gjëja e parë që bënë ishte , shkuan në shtëpinë e tij për të kërkuar gjurmë për vrasjen e tij, por edhe gjurmë gjaku.

Për momentin në dosjen e hapur nga prokurori publik i Rovigos për vrasje me dashje dhe fshehje kufome nuk ka asnjë të dyshuar, por gruaja dhe familja e Kurtit janë të fundit që e kanë parë gjallë, ndaj është normale që dyshimet e para bien mbi familjen. Policia nuk ka gjetur prova ndaj familjarëve por është e sigurt që mjekësia ligjore do të kthehet në ditët në vijim për të kërkuar gjurmë të tjera.

Mëngjesin e 28 korrikut, në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën këmbën e një burri mes mbetjeve të marra nga lumi. Në të njëjtën ditë më tej në rrjedhën e sipërme, dhe pikërisht në Lendinara, janë gjetur dy çanta, brenda ishte koka dhe busti i një burri. Më 31 korrik, këmba tjetër e humbur u gjet edhe në Adigetto, midis Lendinarës dhe Villanovës.

Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur burri u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, në atë moment zyrtarizoi denoncimin për zhdukjen e tij. Më 24 korrik djali i Shefkiut ka telefonuar karabinierët për t'i thënë se babai i tij është larguar nga shtëpia. Por ajo telefonatë kishte qenë një thirrje si shumë të tjera dhe askush në atë moment nuk i kishte dhënë aq peshë.

Zbulimi i burrit në copa ka hapur një pistë të re hetimi. Trupi është identifikuar si Shefki Kurti për shkak të njê tatuazhi të cilin i moshuari e kishte në njërën këmbë, i fundit i gjetur në Adigetto.

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire kishin mbërritur në Itali në vitet '90, dhe ishin ndër shqiptarët e parë që mbërritën në Itali. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, ku Shefkiu kishte nisur menjëherë punën si punëtor. Më pas çifti u transferua në Badia Polesine në një apartament të rinovuar dinjitoz. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë. Shefkiu bënte një jetë të qetë, të rezervuar, ishte njeri i qetë por me një vdekje brutale.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit