Shkrumbohet një “Golf” në aksin Lushnje-Rrogozhinë, digjen 4 të rinj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.08.2022, 23:41

Një automjet tip “Golf” është djegur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë. Mësohet se si pasojë e djegies së makinës, shoferi 19-vjeçar me iniciale E.K është plagosur bashkë me 3 pasagjerët që ndodheshin me të, shtetasit:A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se të rinjtë janë nisur me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit