LIVE! Zjarri i madh në Vaun e Dejës iu mbërrin banorëve mbi çatitë e shtëpive

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.08.2022, 23:15

Situata e zjarreve në vendin tonë sa vjen e përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Nga jugu në veri, çdo ditë shtohen vatra të reja, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes me në krye Niko Peleshin nuk dërgon helikopter për shuarjen e flakëve.

Së fundmi në redaksinë tonë kanë mbërritur disa pamje LIVE nga zjarri në fshatin Zefjanë, bashkia Vau Dejës. Në fotot e mëposhtme mund të shihet se si zjarri ka arritur mbi shtëpitë pranë duke rrezikuar shumë prej tyre.

Shpresojmë që autoritetet të “zgjohen” nga gjumi dhe të reagojnë para se të jetë shumë vonë.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Po te dergoj foto live nga zjarri ne Zefjane / Bushat / Bashkia Vau Dejes! Po rrezikon shtepia aty prane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit