Fëmija 5-vjeçar ishte në biçikletë kur u godit për vdekje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2022, 21:54

Pak më parë raportuam për një ngjarje tejet të rëndë në Mitrovicë. Një aksident me fatalitet ndodhi rreth orës 19:00 në rrugën “Shaban Polluzha”, në Mitrovicë, ku një 5-vjeçar është goditur për vdekje.

Fëmija ka qenë më biçikletë në momentin kur vetura e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Mitrovicë.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçare.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit