Vetëm dy ekipe europiane të gatshme për të firmosur me Ronaldon

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 03.08.2022, 21:24

E ardhmja e Ronaldos vijon të mbetet e paqartë. Portugezi ka vendosur të largohet nga Manchester United dhe ende nuk po gjen dot një ekip të ri.

Sa vjen dhe situata bëhet më e vështirë, pasi Bayerni, Chelsea dhe Barcelona janë disa nga klubet që janë distancuar nga mundësia për të transferuar 37-vjeçarin këtë verë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Atletiko e Madridit.

Ndërkohë që menaxheri i tij, Jorge Mendes, vazhdon t’ua ofrojë sulmuesin klubeve të tjera që luajnë në Champions.

Ai është takuar gjatë ditëve të fundit me Napolin, por edhe me ish-klubin e parë të portugezit, Sportingun e Lisbonës.

Të dyja këto ekipe janë të gatshme ta presin Ronaldon, por nuk dihet nëse ky i fundit i pëlqen ato.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit