Kovaçevski: Referendumi do të jetë vetëm kthim prapa

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2022, 18:34

Ne jemi deklaruar se duam shtet të pavarur i cili do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Nëse e shihni edhe Kushtetutën dhe rregullin tonë dhe të gjitha strategjitë e Qeverive, atëherë është shumë e qartë se e duam këtë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me referendumin të cilin e propozon opozita.

Ai në intervistën e sotme për lajmet në “Kanal 5” vlerësoi se tezat e opozitës se gjuha maqedonase nuk do të njihet në Bashkimin Evropian dhe se në atë rrugë do të humbet identiteti ynë, janë të pabaza.

“Teza e parë e opozitës ishte se gjuha maqedonase nuk do të njihet në BE, ndërsa pastaj u pa se ai ishte manipulim i pastër.

Flisnin se do të humbej identiteti i popullit maqedonas, por nënkryetari i Komisionit Evropian në vetë konferencën ndërqeveritare, qartë tha se identiteti maqedonas do të jetë jo vetëm i mbrojtur, por ai do të jetë identitet i cili do ta përmirësojë edhe identitetin evropian gjegjësisht të gjithë atë që Bashkimi Evropian si bashkësi e popujve të ndryshëm, shteteve të ndryshme e ka në vete.

Ky është qëllimi i zgjerimit të BE-së: rritje e potencialeve ekonomike, njerëzore, kulturore, arsimore, etj. Populli ynë meriton të ecë përpara. Një referendum i tillë do të jetë vetëm kthim prapa”, nënvizoi Kovaçevski, njoftojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit