Ten Hag “tërbohet” me Ronaldon: Nuk e pranoj veprimin e tij!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 03.08.2022, 15:49

Situata meS Kristiano Ronaldos dhe trajnerit holandez, Erik ten Hag te Manchester United po acarohet gjithnjë e më tepër.

Teknikun holandez e mërzitur pa masë gjesti i Ronaldos, i cili u largua nga stadiumi në miqësoren përballë Vallekanos.

“The Sun” shkruan se trajneri ka menduar një ndëshkim për Ronaldon.

Gjithashtu bëhet me dije se Ten Hag u ka thënë lojtarëve në dhomat e zhveshjes se këtë veprim nga Ronaldo nuk mund ta pranonte.

Ai është shprehur:

Nuk mund ta pranoj këtë gjë. Mendoj se kjo është e pafalshme. Për të gjithë ne këtu. Ne jemi një skuadër dhe ju duhet të rrini deri në fund të çdo ndeshjeje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit