Aksidentohet autobusi në Istog, ka të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2022, 14:19

Një autobus dhe një multikultivator janë aksidentuar sot rreth orës 12:15 në Cërrcë të Istogut. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Këto informacione i ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:15, policia është njoftu për një askdient në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgu për trajtim mjekësor”, tha Gashi për Gazetën Express.

Pamje ka publikuar televizioni lokal RTV Fontana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit