Lëndohet një vajzë me trotinet, aksidentohet me veturën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2022, 13:42

Mbrëmë në rrugën “Ibrahim Rugova” të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull dhe një trotineti që drejtohej nga viktima femër.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një trotinet që drejtohej nga viktima femër kosovare.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit