Zyra e Petkoviqit ankohet se në Kishnicë është vendosur një tabelë me UÇK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2022, 12:53

Pas shumë zhvillimeve ditëve që lamë pas në veri, serbët duket se nuk duan të rrinë rehat.

Atyre së fundi iu ka penguar edhe një tabelë e cila thuhet të jetë vendosur në Kishnicë, në afërsi të Komunës së Graçanicës në të cilën shihet mbishkrimi UÇK.

Kjo madje është raportua nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën e cila drejtohet nga Petar Petkoviq.

“Serbët nga pjesa e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejtë në këtë shenjë e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Serbi, raporton lajmi.net

Madje nga ta kjo tabelë u quajt provokim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Serbët nga pjesa serbe e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejt në këtë shenjë, e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”, ka thënë kjo zyre, duke etiketuar UÇK-në me terma shpifës si “kriminale” dhe “terroriste”.

“Edhe pse Prishtinën dhe Kurtin padyshim i shqetësojnë emrat serbë dhe gjuha serbe, sado që të mundohen nuk do të mund ta fshijnë ekzistencën serbe në Kosovë dhe as të dëbojnë serbët nga vatrat e tyre”, u tha nga kjo zyre.

Të njëjtit duke mos përfunduar me kaq kanë kërkuar edhe reagimin e ndërkombëtarëve, duke pyetur se si lejohet vendosja e kësaj tabele.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit