Vajza zhduket për dy ditë, kur u kthye tha se ishte tek shoqja dhe iu prish telefoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2022, 09:48

Një vajzë e mitur kishte dalë nga shtëpia e saj në fshatin Kçiq i Madh të komunës së Mitrovicës dy ditë më parë, por nuk u kthye më.

Kjo bëri që babai i saj të denoncojë rastin në Polici, duke filluar kështu kërkimet për të.

Siç raporton Sinjali, babai ka deklaruar në Polici se vajza e tij kishte thënë se do shkojë te një shoqe, por që kur e ka kërkuar atje, ajo nuk ka qenë aty.

E dy ditë më vonë, babë e bijë janë paraqitur në stacionin policor në Mitrovicë, ku para hetuesve policorë e mitura ka deklaruar se ka qenë te një shoqe, por nuk ka arritur t’i lajmërojë prindërit e saj, për shkak se telefoni i saj kishte pasur një defekt.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Person i zhdukur’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit