Armando Broja mund të rikthehet te ish-ekipi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 03.08.2022, 09:19

Chelsea po mendonte ta mbante Armando Brojën në sezonin e ardhshëm, madje e aktivizoi titullar në miqësoren e para disa ditëve, por shqiptari zhgënjeu me paraqitjen e tij para syve të trajnerit Tuchel. Në këto kushte, Chelsea mund ta huazojë sërish.

Sot, në mediat britanike është publikuar hipoteza e një kthimi te Sauthempton, klub ku Broja shkëlqeu sezonin e shkuar duke luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit, Ralf Hasenhutl.

Drejtuesit e kësaj skuadre dhe vetë trajneri nuk e kanë mohuar kurrë se do të dëshironin futbollistin që të kthehej përfundimisht në radhët e tyre dhe sipas gazetarit britanik që merret me merkaton, Din Xhouns, një gjë e tillë është mëse e mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit