Pushuesit denoncojnë me video: Polici tha se skafi kishte defekt, por ne nuk po shohim që të ketë  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.08.2022, 22:42

Tragjedia e Potamit la pa fjalë të madh e të vogël ditën e sotme, ku si pasojë humbi jetën në mënyrë të dhimbshme një vajzë e vogël 7-vjeçare që po lahej në det. Ndërkohë në media u tha se skafi i cili drejtohej nga polici Arjan Tase, kishte defekt.

Por këtë teori e hedhin poshtë shumë pushues në plazhin e Potamit të cilët shprehen se skafi nuk dukej të kishte ndonjë defekt. Ata shprehen se kur policia erdhi ta merrte, skafi dukej se funksiononte pa probleme.

Në vijim mesazhi i tyre:

Pershendetje Joq, ne media polici tha qe kishte defekt skafi, po policia e terhoqi nga bregu dhe skafi nuk po shihet qe ka ndonje problem. Flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit