Pushuesit “shkërmoqin” policinë në Himarë: Ka 3 ditë që bëjmë denoncime për skafet por askush nuk erdhi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.08.2022, 21:41

Një denoncim i ardhur nga pushuesit pranë vendit të ngjarjes së rëndë të ndodhur sot, është një këmbanë e fortë alarmi. Sipas tyre, ata kanë denoncuar prej tre ditësh pranë policisë për rrezikun që shkaktojnë mjetet lundruese në det si dhe për zaptimin e plazhit publik. Denoncuesit shprehen se kanë kërkuar nga policia e HImarës që të reagojë pas marrjes së disa denoncimeve, por askush nuk erdhi për të marrë masa deri më sot pas tragjedisë.

Në vijim mesazhi:

Pershendetje Joq. Njerzit ketu kan bere denoncime dhe nuk erdhi askush. Kan 3 dite qe behen denoncime dhe nuk reagoi askush te vinte. Ne si pushues kemi bere denoncime, kemi bere ankesa diten e djeshme per zaptim te plazhit publik dhe gjithashtu per rrezikun qe shkaktojn mjetet motorrike ne det. Kemi kerkuar qe policia e Himares te reagoj pas marres te disa denoncimeve, (ku te gjitha telefonatat e denoncimeve qe jane bere dje jane ruajtur). As nje nga policia e shtetit nuk ka ardhur te marri masa, derisa sot ndodhi tragjedia dhe vdiq nje femije i pafajshem. Shteti jone duhet te presi te vdesin te pafajshem qe te reagoj?? Sot kam pare me syte e mi se cfar ndodhi, jam tmerruar dhe jam gati te lej pushimet sepse ketu nuk kam siguri dhe as qetsi. Te shikosh se si nje femije i vogel coptohet nga ai skaf si ne nje makineri mishi, Kaos, tmerr, dhimbje, frike, meshire per ato prinder qe sot humben femijen e tyre, meshire per ne se ku po jetojm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit