Bordi i Ramës ‘ul e ngre’ çmimet e karburanteve, ja me sa do ua shesë shqiptarëve naftën dhe benzinën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.08.2022, 16:47

Bordi i Transparencës ka marrë një tjetër vendim ditën e sotme, duke “luajtur” qartazi me shqiptarët. Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish në çmimin e karburanteve. Nga sot shqiptarët do ta blejnë naftën me 221 lekë/litri dhe benzinën me 207 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i gazit nuk do të ndryshojë, e do vazhdojë të jetë 69 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës.

Bordi i Transparencës në datë 2 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit