Ançeloti mahnitet nga Benzema: Është më i miri nga të gjithë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 02.08.2022, 10:08

Real Madridi është gati për finalen e Superkupës së Europës përballë Eintrahtit të Frankfurtit që do luhet në datën 10 gusht në orën 21:00

Edhe njëherë tjetër, trajneri i kampionëve të Spanjës dhe të Europës, Karlo Ançeloti ka vlerësuar me notën maksimale kapitenin Karim Benzema.

Italiani deklaroi gjithashtu se skuadra tani ka eksperiencën e duhur për të tentuar gjithçka.

Ançeloti tha:

Kemi lojtarë me mjaft eksperiencë, që kanë fituar gjithçka dhe që nuk ndalen asnjëherë së fituari. Benzema është më i miri nga të gjithë, pa kurrfarë dyshimi. Gjithçka që bën e bën në mënyrë ideale. Është thuajse e pamundur ta markosh. Është Karim Benzema!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit