Një veturë me targa gjermane bie në lumin Radika, tre persona humbin jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 20:28

Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një person tjetër është transportuar në spital, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër.

Sipas informacioneve fillestare, makina në të cilën po udhëtoni 4 persona ka dalë nga rruga në afërsi të urës së Strazimirit dhe ka rënë në lumin Radikë.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se një mjet motorik i pasagjerëve “Renault” me targa gjermane ka dalë nga rruga rreth orës 16:50 të pasdites së sotme. Në vendin e aksidentit kanë humbur jetën tre persona – dy meshkuj dhe një femër, ndërsa një femër tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e SPB-së së Tetovës të cilët po hetojnë rastin ku humbën jetën tre persona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit