Ronaldo nuk “zbutet”, debat me Ten Hag që në ndeshjen e parë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 01.08.2022, 19:09

Pavarësisht se trajneri i United, Ten Hag ka shprehur pëlqimin e tij që Ronaldo të qëndrojë, portugezi vazhdon me "kokëfortësinë" e tij.

Në ndeshjen e parë miqësore ku Kristiano Ronaldo zbriti në fushë me fanellën e Manhester United nën drejtimin e Ten Hag, në mes të pjesës së parë pati një pushim për t’u freskuar lojtarët nga vapa e tepërt.

Pamjet amatore të regjistruara në stadium tregojnë se Ten Hag iu drejtua pikërisht Ronaldos në ato çaste me shpjegime taktike.

Lojtari ishte dukshëm i pakënaqur në reagimet e tij ndaj teknikut, duke i bërë edhe me shenjë se ishte i ndërgjegjshëm për taktikën që duhej përdorur, për t’u larguar më pas si i pa interesuar.

Ndërsa Ten Hag u kthye qetësisht në pankinë. Për t'i shtuar më tepër presion situatës, mjafton të kujtohet gjesti i Ronaldos i cili u largua nga stadiumi pas zëvendësimit në pjesën e dytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit