Hiqen të gjitha barrikadat, Policia merr kontrollin e plotë në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 16:38

Sipas situatës në terren, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq një kilometër pranë pikës kufitare në Jarinjë, të gjitha barrikadat janë larguar.

Po ashtu, barrikadat janë larguar edhe për në pikën kufitare në Bërnjak. Policia kufitare tani ka dalë në pika e kalimit në kufi, mësohet se e gjitha kjo ka ardhur pas një vendimi të kryetarit të Listës Serbe, i cili iu ka thënë se duhet të tërhiqen.

Atje tani është situatë e qetë ka shumë pak lëvizje, pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit