Barrikadat në Jarinë janë hequr, por trafiku ende nuk funksionon

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 15:51

Barrikadat në Jarinë janë hequr, por trafiku ende nuk është liruar.

Disa kamionë që ishin në barrikada në Rudar, jo larg nga Mitrovica, që nga dje janë larguar nga ai vend, ndërsa rruga për në vendkalimin Jarinë është e kalueshme që nga ora 11:30,raporton gazetari i RTS nga vendi i ngjarjes. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitetin e dokumenteve nga Serbia do të shtyhet sapo të hiqen të gjitha barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës, transmeton Koha.

Bashkimi Evropian është i bindur se përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, mund të gjenden zgjidhje dhe të hiqen tensionet në Kosovë, tha sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano, duke theksuar se BE-ja nuk do të ishte angazhuar nëse nuk ishte e bindur se do të gjendej një zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit