Çmendet Barcelona, tenton edhe Bernardo Silvën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 01.08.2022, 13:06

Barcelona thjesht nuk di të ndalet në këtë merkato vere. Pasi kanë shpenzuar mbi 160 mln euro për Levandovskin, Rafinjën dhe Kunde, klubi katalanas është pranë një tjetër super goditje.

Në Spanjë raportohet se është gjetur akordi dhe me mesfushorin e Manchster Cityt, Bernardo Silva. Gjithsesi, ky operacion nuk do të jetë shumë i lehtë, pasi Guardiola prej kohësh është shprehur se portugezi nuk është në shitje.

Ky transferim mund të ndodhë nëse Frenki De Jong largohet drejt Mançester Junajtid ose Çelsit, pasi së fundmi është dërguar një ofertë drejt katalanasve për holandezin.

Gjithsesi, edhe nëse kjo nuk ndodh, presidebti i Barcelonës, Laporta do të bëjë gjithçka mundet vetëm për të afruar në skuadër Bernardo Silvë i cili pëlqehet shumë nga Xavi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit