Veriu zgjohet me billbordet “Mirësevini në Asociacionin e komunave serbe”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 09:19

Billborde me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” janë vendosur në katër komuna veriore.

Kosovo-online shkruan se billbordet janë vendosur në gjithë Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Mesazhet “Kjo është ZSO”, me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë, shkruan tutje ky medium.

to mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës e Serbisë është arritur në vitin 2013.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit