Futbollisti kundërshtar mashtron mjeshtërisht “yllin” e Bayernit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 01.08.2022, 09:11

Një episod i veçantë ndodhi në Superkupën e Gjermanisë. Mesfushori i Leipzig, Dani Olmo mashtroi mjeshtërisht futbollistin e Bajern Mynihut, Lukas Hernandezin.

Ai i fitoi me dinakëri një goditje dënimi në sfidën që bavarezët triumfuan me rezultatin 5-3.

Olmo ishte njeriu që shënoi golin e tretë të Leipzigut në minutën e 89-të, por rrëmbeu skenën me ‘trukun’ e bërë.

Për të respektuar “Fair Play”-in, Olmo e la topin mbi vijën anësore dhe nuk e nxorri jashtë, teksa Lukas Hernandez shkoi dhe e kapi topin me dorë, ndërkohë që anësori akordoi faull në favor të Leipzigut.

Ky episod shkaktoi tension mes futbollistëve. Pamjet:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit