Bahtiri: E vizitova në spital familjen që u rrah nga serbët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 21:09

Pak më parë kemi raportuar për një ngjarje të rëndë ku një familje kosovare që po shkonte drejt Zvicrës është rrahur e maltretuar nga serbët.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ish kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Ai në facebook ka njoftuar se familja po trajtohet në spitalin e Mitrovicës dhe se ai i ka vizituar tashmë.

Shkrimi i plotë i Bahtirit:

Situata në veri është e tensionuar për shkak të grupeve kriminale famkeqe serbe të dirigjuara nga Beogradi.

Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t'iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj.

Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujtesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit.

AB

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit