Provokon Ushtria e Serbisë: PËR MOMENTIN nuk kemi hyrë në Kosovë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 20:41

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka dalë me një komunikatë për media, pas tensioneve në veri gjë që shkaktoi edhe mbylljen e dy pikave kufitare, Bernjak dhe Jarinje.

Ky dikaster, ka ndjekur vijën e Vuçiqit duke lëshuar një deklaratë provokuese, në të cilën thuhet se “për momentin, Serbia nuk e ka kaluar vijën administrative”.

“Ministria e Mbrojtjes njofton se Ushtria Për momentin, Serbia nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.

Zhvillimet në veri vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftimet serbe.

Gjatë tërë ditës kishte përplasje nga distanca mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit