Rrihet nga serbët familja kosovare që po shkonte në Zvicër, 5 persona në spital

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 20:29

Situata në veriun e Kosovës është tensionuar tejmase në prag të hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

Strukturat paralele në veri të vendit kanë bllokuar rrugët.

Siç raporton Veriu.info, një familje kosovare është ndaluar në pjesën veriore të vendit teksa po udhëtonin drejt Zvicrës pasi kishin kaluar pushimet në Kosovë.

Raportohet se kjo familje kosovare është rrahur nga serbët që kanë dalë në rrugë, dhe u është vjedhur vetura.

3 persona të rritur dhe dy fëmijë po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit