Përleshja mes dy familjeve eskalon, vritet një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 19:30

Një pesëdhjetë e dy vjeçar, banor i Gostivarit ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në një përleshje në grup mes dy familjeve në qendër të qytetit, njofton MPB, përcjell TV21. I dyshuar për vrasjen, sipas policisë, është9 një 55-vjeçar banues në fshatin Zdunjë, familja e të cilit kishte marrëdhënie të këqija me familjen e të ndjerit.

“Pas një debati të mëparshëm për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura ndërfamiljare mes B.I., H.I. dhe J.I., të gjithë nga Zdunja e Gostivarit, nga njëra anë dhe R.S.(52), B.E., M.S. dhe J.S., të gjithë nga Gostivari, nga ana tjetër, ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën B.I. ka përdorur një objekt të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë me thikë R.S. (52). I lënduari është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është nënshtruar lëndimit. Rasti është raportuar në Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit