SKANDALOZE: Facebook e konsideron UÇK-në si organizatë terroriste

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 16:52

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një ushtri e cila u krijua nga populli si nevojë e domosdoshme për çlirim nga forcat okupatore serbe dhe për liri të popullit që po robërohej nga regjimi serb.

Por si një ushtri e tillë nuk po konsiderohet edhe nga rrjeti social “Facebook”, të cilët në një arsyetim të tyre po e konsiderojnë ushtrinë më të pastër në botë, si një organizatë terroriste.

Edhe Bashkësia Ndërkombëtare, në krye me NATO-n, nuk e ka cilësuar si të tillë. Madje, gjatë ndërhyrjes së këtyre forcave, më 1999, partner në terren e kishin pikërisht UÇK-në.

Logoja kuq e zi e shqiptarëve që luftuan për liri po konsiderohet si e rrezikshme për komunitetin e tyre, e që kjo sigurisht mund të ketë ndikim nga shteti që edhe u çlirua Kosova, pra Serbia.

“Standardet tona për individët e rrezikshëm dhe organizatave. Ne nuk lejojmë simbole, lëvdata apo mbështetje të rrezikshme”, thuhet në arsyetimin e tyre.

Ata madje e kanë listuar UÇK-në me raste tjera të rrezikshme që ndodhin në botë, e ato janë si në vijim:

• Veprimtari terroriste

Urrejtje ose dhuna e organizuar

• Vrasje masive ose serike

• Trafikimi i qenieve njerëzore

• Veprimtari kriminale ose të dëmshme Rasti për të cilin i referohet Facebook, e që është postim i GazetaDemos, ka të bëj me një fotografi të publikuar të Komandantit të UÇK-së, Tahir Sinani. 2

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit