Manchester United tenton De Jong, e do me çdo kusht

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 31.07.2022, 14:18

Manchester United nuk e ka mbyllur merkaton. Klubi anglez dëshiron të nënshkruajë me Frenkie de Jong me çdo kusht dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që ta bindin holandezin të largohet nga Barcelona.

Sipas gazetës ‘SPORT’, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ do të bëjnë një ofertë përfundimtare të pakundërshtueshme, e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në skuadër.

United dhe Barcelona do të takohen për të mbyllur marrëveshjen pasi të përfundojnë përgatitjet parasezonale në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Mbetet të shihet nëse me ofertën e fundit do të bindet holandezi të kalojë në ‘Old Trafford’

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit